☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,426 ▲1.5%
DOW 52,170 ▲1.12%
NASDAQ 25,074 ▲2.58%
NAFTA 84.08 ▼0.45%
ARI 4,164 ▲1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,784 ▲ +0.86% ETH $1,919 ▲ +0.48% XRP $1.0899 ▲ +0.44% SOL $74.7900 ▲ +1.04%
S&P 500 7,426 ▲1.5 % DOW 52,170 ▲1.12 % NASDAQ 25,074 ▲2.58 % NAFTA 84.08 ▼0.45 % ARI 4,164 ▲1.64 % S&P 500 7,426 ▲1.5 % DOW 52,170 ▲1.12 % NASDAQ 25,074 ▲2.58 % NAFTA 84.08 ▼0.45 % ARI 4,164 ▲1.64 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Turizëm, paketa fiskale: Taksa e fjetjes 100 lekë; Kontribute shoqërore më të ulëta për turizmin malor

aaaaaaTeksa në Tiranë po qëndron misioni i radhës i FMN-së, biznesi i turizmit është në pritje të hapjes ose jo të dritës jeshile për reduktimin e TVSH-së, si pjesë e propozimeve të Paketës Fiskale 2016. Edhe pse Komiteti Intraministerial mësohet se e ka miratuar një reduktim të mundshëm të TVSH-së në masën 5% për sektorin e Turizmit, ende nuk dihet nëse do të pranohet si politikë nga FMN.

Por, burime zyrtare pranë Ministrisë së Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes pranojnë se janë parashikuar të ndërmerren edhe disa politika të tjera lehtësuese që do të paraqiten për sekorin.

Kështu taksa e fjetjes në hotel ( ajo që sot është me bazë përqindjeje nga 5-3%) do të bëhet fikse në masën 100 lekë. Një nivel i tillë sipas hartuesve të paketës lehtësuese është i pranueshëm nga biznesi dhe do të shërbejë edhe si bazë statistikore. Mbledhja e kësaj takse asnjëherë nuk ka qenë në nivele të larta, për shkak të informalitetit që ka sektori hotelier.

Një tjetër incentivë qe parashikohet të përfshihet në paketën fiskale, për turizmin është edhe ajo e mundësimit të pagesave më të ulëta të kontributeve të sigurimeve shoqërore për ata që punojnë në zonat e thella malore, në mënyrë që të nxitet turizmi rural.

Sipas të njëjtit burim, një tjetër nismë lehtësuese do të jetë edhe ajo e njohjes së shpenzimeve që biznesi do të bëjë për trajnimin e burimeve njerëzore në sektorin akomodues. Shuma që do të investohet për këto trajnime nga insitucione të licencuara dhe të akredituara do të njihet dyfish si shpenzim.

Ministrisë së Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes parashikon që këto incentiva do të shërbejnë për të nxitur zhvillimin e qendrueshëm të turizmit në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.