🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,686 ▼0.33%
DOW 53,186 ▼0.7%
NASDAQ 26,371 ▼0.12%
NAFTA 85.93 ▲3.03%
ARI 4,501 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,954 ▲ +0.1% ETH $2,480 ▼ -1.03% XRP $1.3887 ▼ -1.66% SOL $103.7900 ▼ -1.97%
S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 85.93 ▲3.03 % ARI 4,501 ▼0.64 % S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 85.93 ▲3.03 % ARI 4,501 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Kronika

Turizmi malor, Brataj propozon shtëpiza në pyje për strehimin e turistëve në emergjenca

Nisur nga incidentet që ndodhin gjatë eksplorimit të zonave të thella malore, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, propozon ngritjen e shtëpizave në pyje për strehimin e turistëve në rast emergjence.

“Fatkeqësisht, çdo vit ka pasur humbje jete. Tani ka një frekuentim më të madh, por mali ka një frekuentim gjatë gjithë vitit dhe ajo që na shqetëson më shumë është dimri, që është dhe bora, janë dhe ndryshimet e kohës dhe dita është e shkurtër, se fatkeqësisht nuk ke dhe rrugë për mjete, është vetëm helikopteri”, thotë Brataj.

Të huajt janë ata që shpesh zgjedhin të nisen vetëm në eksplorime të tilla, por ky është një gabim që nuk duhet bërë, sipas Bratajt.

“Dhe kur shkohet me udhërrëfyes duhet të kenë një bazë ushqimore, ujë me vete dhe mjekimet e thjeshta. Një dezinfektues, një garzë, një ngjitës që po u dëmtove mund t’i mjekosh në vendngjarje”, thotë ai.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, teksa propozon një mënyrë menaxhimi për të papriturat dhe incidentet në male, i referohet eksperiencës së tij në Torino të Italisë, model që mendon se ka ardhur koha ta ndjekë edhe Shqipëria.

“Kur humbisnin ose bllokoheshin, ne u kërkonim të dërgonin nëpërmjet telefonit pozicionin. Jo vetëm për faktin ku ndodheshin, por për faktin që t’u tregonim që kishte pika të caktuara ku mund të ndalonin. Këto ishin shtëpi të përgatitura që kushdo që kalonte, e zinte nata, e zinte koha e keqe, ishte i lodhur, mund të ndalonte edhe të flinte aty dhe mund të linte diçka, një ushqim, një pije, një rrobë. Rifugio quhen dhe janë pas disa kilometrash dhe është momenti që dhe këtu të fillojnë të bëhen disa të tilla në distancë”, thotë Brataj.

Ekipet e emergjencave kanë realizuar disa operacione kërkim-shpëtimi në zonat malore dhe shumë prej tyre kanë përfunduar me sukses.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.