Ekonomia

Turizmi, mësyjnë lindorët. Agjencitë: Rritje deri në 15-20 %

Agjencitë e udhëtimeve thonë se sezoni turistik i këtij viti ka nisur i mbarë. Sava Bardhi vëren se numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë është rritur dhe pritshmëritë janë që kjo tendencë të vazhdojë.

“Nëse do të vazhdojmë me këtë tendencë mund të them se mund të ketë deri në 15 apo 20% rritje”, thotë Sava Bardhi, agjencia turistike.

Sipas Besnik Vathit, tashmë turistët e huaj nuk e vizitojnë më Shqipërinë vetëm për kuriozitet, por kanë filluar edhe të pushojnë në plazhet shqiptare.

“Për herë të parë gjatë këtyre dy viteve të huajt po pushojnë në plazhet tona, kryesisht qendrore deri lart në Velipojë. Ndërsa në pjesën e jugut po hyjnë turistë përmes Korfuzit”, shprehet Besnik Vathi, agjenci turistike.

Por cilët turistë janë duke ardhur në Shqipëri?

“Këtë vit kemi një fluks të madh të vendeve të Europës lindore, Poloni, Ceki etj. Por edhe gjermanë kanë filluar shumë që pëlqejnë plazhet shqiptare, por edhe turet kulturore”, thotë Bardhi.

Vitin e kaluar të ardhurat nga turizmi ishin sipas Bankës së Shqipërisë 1.3 miliardë euro. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button