Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 90.23 ▲3.29%
ARI 4,538 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $73,042 ▼ -1.19% ETH $1,987 ▼ -1.9% XRP $1.3107 ▼ -1.95% SOL $81.4100 ▼ -1.57%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.23 ▲3.29 % ARI 4,538 ▼1.19 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.23 ▲3.29 % ARI 4,538 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

Turizmi në vend po mbështetet gjithmonë e më shumë nga zgjerimi i prezencës së tregut europian por edhe përtej, duke e ulur peshën e tregjeve të rajonit që e kanë përkufizuar tradicionalisht.

Të dhënat zyrtare të hyrjeve në kufi për muajin prill tregojnë se vendi priti rreth 891 mijë shtetas të huaj, 8.8% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe ajo që bie në sy është dinamika në ndryshim e vendit të origjinës të vizitorëve.

Kosova vazhdon të mbetet tregu më i madh i turizmit në vend por vihet re në të njëjtën kohë rritje e shpejtë edhe nga vende të tjera, si Italia, Polonia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë në muajin e katërt të vitit prezenca e tregut gjerman ka qenë më e dobët se prilli i një viti më parë.

Referuar shifrave Kosova mbetet tregu kryesor, me 265.9 mijë hyrje gjatë muajit prill, ose 10.1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kosova vijon të mbajë peshën më të lartë të turizmit në vend, me rreth 30% të hyrjeve.

Numri i shtetasve italianë që hynë në Shqipëri në prill arriti në rreth 116 mijë, me një rritje prej gati 20% në raport me prillin e vitit 2025. Prezenca e italianëve është shtuar nga viti në vit dhe ka qenë e shpërndarë përgjatë gjithë vitit.

Shqipëria po preferohet për udhëtime të shkurtra disa ditore që përfshijnë përveçse vizitave kulturore, të jetës së natës, kulinarisë edhe shërbimet e turizmit shëndetësor apo çështjet e biznesit. Kjo është ndikuar ndjeshëm edhe nga rritja e vazhdueshme e destinacioneve që ofrojnë linjat me kosto të ulët.

Italia është shteti i dytë që sjell më shumë turistë, me 13% të hyrjeve totale në prill.

Nga ana tjetër Polonia e cila ka shfaqur luhatshmëri të vazhdueshme (bëhet fjalë për vizitat individuale pasi kontratat me garanci kanë qenë në rritje) është rikthyer në rritje në muajin prill.

Ky treg ka rritjen më të shpejtë mes vendeve kryesore të Europës Qëdrore, me hyrjet që u rritën me 81%, duke kaluar 21 mijë vizitorë. Edhe Ukraina, Hungaria , Suedia shënuan rritje dyshifrore të konsiderueshme, duke konfirmuar interesin në rritje për Shqipërinë si destinacion.

Franca e cila pati një rritje të interesit qysh vitin e shkuar, madje duke nënshkruar edhe kontrata me garanci, po vijon të mbajë këtë tendencë. Numri i turistëve francezë arriti në 28.9 mijë, ose 22.8% më shumë se një vit më parë.

Ndryshe nga shumica e tregjeve europiane, Gjermania regjistroi tkurrjen më të madhe mes vendeve kryesore gjatë prillit. Hyrjet e shtetasve gjermanë ranë me 25.8%, duke zbritur në rreth 26.8 mijë vizitorë.

Rënie shënuan edhe Turqia, me 19.3%, si dhe Maqedonia e Veriut, me 8.4%.

Ndërkohë tregu amerikan ka vijuar të mbetet me ecuri pozitive Shqipëria priti mbi 17 mijë vizitorë nga Shtetet e Bashkuara gjatë muajit prill, me një rritje prej 28.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht kësaj pesha e këtij tregu ende mbetet e vogël në totalin e turistëve në vend.

Në sy bien edhe hyrjet nga disa vende të tjera që më shumë rëndësi sesa pesha ka rëndësi tendenca. Kështu hyrjet nga Spanja u rritën me mbi 50%, ndërsa Danimarka, Lituania dhe India shënuan ritme rritjeje shumë më të larta se mesatarja.

Konflikti në Lindjen e Mesme duket se ka dhënë edhe ndikimin në hyrjet nga Izraeli ku në muajin prill ato u tkurrën me 85% në krahasim me prillin e vitit të kaluar.

Turizmi në tërësi për këtë vit pritet që të ketë një ecuri pozitive duke ndjekur ritmet e rritjes së një viti më parë. / Marrë nga Monitor.al

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.