Bota

Turqi, arrestohet Zeynep Gülen mbesa e kreut të FETO-s

Dje është arrestuar Zeynep Gülen, mbesa e drejtuesit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, bën të ditur një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zeynep Gülen përdori një identitet të rremë gjatë një patrullimi të rregullt policor, tha burimi i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.

Pasi identifikoi Zeynep Gülen si mbesën e Fetullah Gülen-it, policia e arrestoi atë bazuar në një urdhër arresti të mëparshëm me akuzën për anëtarësim në një organizatë të armatosur terroriste, shtoi burimi.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Gülen, orkestruan përpjekjen për grusht shteti më 15 korrik 2016, gjatë së cilës ranë dëshmorë 251 persona dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button