Turqi, autoritetet urdhërojnë bllokimin e rrjeteve sociale
Autoritetet turke urdhëruan sot bllokimin e rrjeteve sociale Twitter, Facebook dhe YouTube për të penguar shpërndarjen e fotografive të një prokurori, i cili vdiq javën e kaluar pas marrjes peng në një gjykatë të Stambollit, njoftoi media turke.
Një mesazh i Autoritetit Administrativ të Telekomunikacioneve (TIB), i postuar në YouTube tregon se kjo ndërprerje, e para që nga bllokimi i një viti më parë për të penguar shpërndarjen e akuzave për korrupsion kundër qeverisë islamiko-konservatore në pushtet, është urdhëruar si ”masë administrative”.
Javën e kaluar, prokurori turk, Mehmet Selim Kiraz, i cili po hetonte çështjen në lidhje me vdekjen e protestuesit Berkin Elvan, u mor peng në zyrën e tij në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll dhe më pas u vra.