Bota

TURQI – Davutoglu krijon një formacion të ri politik

Ish-kryeministri turk dhe një nga shtyllat e partisë në pushtet, Ahmet Davutoglu, njoftoi sot se do të krijonte një lëvizje politike rivale.

Gjatë një konference për shtyp, Davutoglu, 60 vjeç, njoftoi gjithashtu edhe dorëheqjen e tij nga partia islamo-konservatore e Erdoganit, AKP, duke i paraprirë në këtë mënyrë vendimit të pritur të organeve drejtuese të partisë për ta dëbuar.

Njoftimi i Davutoglusë vjen në një kohë kur edhe figura të tjera të shquara, si ish-presidenti Abdullah Gyl dhe ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan, që të dy anëtarë themelues të AKP-së, janë distancuar nga Erdogan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button