Bota
Turqi, shpërthim në stacionin e policisë; 8 viktima
Një autobombë e shpërthyer në një stacion policie në qytetin Cizre të Turqisë ka shkaktuar vdekjen e 8 policëve dhe plagosjen e 45 të tjerëve.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:00 të ditës së sotme. Nuk dihet ende se kush e ka kryer këtë sulm, por mediat turke fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Cizreja ka qenë subjekt përplasjesh muajt e fundit mes autoriteteve turke dhe PKK-së.
Një seri sulmesh kanë pasur në shënjestër policinë turke që kur armëpushimi 2-vjeçar u prish në korrik të vitit 2015.