Rajoni

Turqia ndërmjet pritjes dhe frikës

Në luftën kundër terroristëve të IS në veri të Sirisë Turqia ndodhet nën breshërinë e kritikës ndërkombëtare. Vendi anëtar i NATO-s ndodhet në mes frikërave e pritshmërive dhe vepron i pavendosur, mendon Baha Güngor.

Tanket turke janë rreshtuar përgjatë kufirit me Sirinë dhe ndjekin nga një distancë e sigurtë luftimet në territorin e vendit fqinj. Që nga sulmi i madh i terroristëve të “Shtetit Islamik” (IS) ndaj qendrës së e kurdëve Kobane, nga Turqia pritet që të marshojë përtej kufirit e t’i japë fund e vetme tollovisë së luftës.

Për pasojat e ndërhyrjes në një vend fqinj nuk mendohet me thellësi. A do të prezantohet Turqia si fuqi pushtuese në Siri? Çfarë pasojash do të ketë një kundërofensivë e milicëce terroristë, apo madje edhe e diktatorit sirian Baschar al-Assad në mbrojtje të territorit të vet? A nuk do të përpiqen mbështetësit e Sirisë, Rusia dhe Irani, që ta ndihmojnë Asadin? Kush do të përgjigjet për pasojat, sikur në rajon njëri vend pas tjetrit, duke përfshirë edhe Izraelin, do të jetë i rrethuar nga flakët e një lufte disa frontëshe?

Baha Güngör
Baha Güngör

Presidentit të shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, vështirë se mund t’i kundërshtohet, kur ai refuzon të marrë pjesë i vetëm dhe kërkon një ndërhyrje të përbashkët të Alenacës kundër terrorit nën udhëheqjen e SHBA. Por Erdogan pas kësaj kërkese fsheh edhe synimin e tij, që përveç IS të rrëzojë edhe despotin sirian Asad. Heqja dorë e Erdoganit nga kjo kërkesë është e përjashtuar, sepse ai ka shkuar shumë larg në armiqësinë kundër ish mikut të tij të mëparshëm Asad.

Turqia duhet të vërë në dispozicion bazat ushtarake

Me gjithë mirëkuptimin për hezitimin ndaj ofensivës nga toka, ka mjaft arsye për ta kritikuar Turqinë në rradhë të parë për shkak të qëndrimit të saj ndaj kurdëve. Nga frika se kurdët nga Turqia dhe Siria pas çlirimit të Kobanes mund të bashkoheshin për të formuar një front kundër Turqisë, Turqia ia vështirëson kurdëve kalimin kufitar dhe dobëson në këtë mënyrë luftën kundër terroristëve të IS.

Presioni i pritjes nga njëra anë dhe frika nga një shpërthim i luftës nga kurdët militantë në Turqi kundër pushtetit turk e paralizon qeverisjen turke. Ajo shmang me rradhë mundësitë, për t’u hapur ndaj kurdëve – siç ishte planifikuar fillimisht – dhe për të realizuar paqen me to. 30 vjet që nga fillimi i luftës për një shtet të pavarur kurd në territorin turk nga PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) e klasifikuar si një organizata terroriste edhe në Gjermani, pas vdekjes së më shumë se 40.000 njerëzve dhe dëbimit të miliona civilëve nga vendbanimet e tyre, kërcënon një shpërthim të ri dhunës separatiste dhe i dhunës ushtarake, që i kundërvihet asaj.

Për sa kohë që Turqia të merret më shumë me çështjet e veta, sesa të renditet në rradhët e Aleancës kundër terrorit, kaosi do të bëhet çdo ditë e më i padepërtueshëm. Prandaj Turqia do të bënte mirë që t’i vinte në dispozicion bazat ushtarake në territorin e saj Aleancës kundër terrorit, me qëllim që terrori i IS të mund të luftohet në mënyrë efektive nga ajri. Përndryshe Turqia do ta humbasë cilësinë e partnerit të besueshëm të Aleancës perëndimore të Mbrojtjes, një cilësi për të cilën është krenare, dhe kjo 62 vjet pas anëtarësimit të saj në NATO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button