Europa

Tusk: Asnjë tabu në diskutimet për Brexit në samitin evropian

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi sot se nuk do të ketë asnjë tabu në debatin mbi reformat e kërkuara nga Britania e Madhe për qëndrimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Sfidat janë mjaft të mëdha aq sa nuk mund t’i shmangemi një debati serioz dhe pa asnjë tabu”, shkruan Tusk në një letër drejtuar udhëheqësve evropianë para samitit evropian në fund të javës.

Kryeministri britanik, David Cameron ka shprehur kërkesat e tij, në prag të një referendumi mbi qëndrimin e vendit të tij në BE deri në fund të vitit 2017.

Ai kërkon mjete për të drejtuar më së miri çështjen e imigracionit të shtetasve evropianë dhe mundësinë për shmangien e përfitimeve nga ana e tyre nga sigurimet shoqërore gjatë katër viteve të para.

Ndërsa udhëheqës të shumtë evropianë janë ofenduar nga kjo kërkesë e cilësuar diskriminuese, ministri britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond u shpreh një ditë më parë se Londra ishte e hapur për kompromis./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button