U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës s
Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier këngëtari fierak Erind Xhaferi, për t’u njohur me masën e sigurimit personal, pas arrestimit nga Policia e Fierit.
Ndaj tij është ngritur dyshimi për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.
Sipas të dhënave paraprake, hetimi ka nisur pas një telefonate të bërë nga vajza të mitura në sallën operative të Policisë së Fierit.
Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Fierit kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet operacionale për dokumentimin e rastit.
Xhaferi është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Seanca për caktimin e masës së sigurimit po zhvillohet me gjyqtar Noel Veizi, ndërsa çështja përfaqësohet nga prokurori Skerdi Sinanaj.
Në përfundim të seancës pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurimit ndaj këngëtarit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.