🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,402 ▲0.66%
DOW 51,400 ▼0.24%
NASDAQ 24,670 ▲1.46%
NAFTA 91.03 ▲0.56%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,846 ▼ -0.17% ETH $2,232 ▼ -0.63% XRP $1.1807 ▼ -4.73% SOL $90.2600 ▲ +0.65%
S&P 500 7,402 ▲0.66 % DOW 51,400 ▼0.24 % NASDAQ 24,670 ▲1.46 % NAFTA 91.03 ▲0.56 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,402 ▲0.66 % DOW 51,400 ▼0.24 % NASDAQ 24,670 ▲1.46 % NAFTA 91.03 ▲0.56 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

U arrestua për llogari të Greqisë, por pranoi edhe dy vrasje në Shqipëri, zbulohen emrat e dy vëllezërve shkodranë

Nikolin Pali ka pranuar para autoriteteve greke se nuk ka kryer vetëm dy vrasje në Greqi në vitin 2020, por edhe dy të tjera në Shqipëri, përpara se të arratisej drejt shtetit fqinj.

Top Channel ka siguruar nga burime konfidenciale emrat e dy personave që Pali ka ekzekutuar në Shqipëri.

Bëhet fjalë për dy vëllezër, Sejdin dhe Seldjan Vucaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2002 në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Hetimet vijojnë nga pala greke për të zbuluar nëse ka lidhje me krime të tjera apo jo në shtetin helen.

Kartela e krimeve dhe rrëfimi

Sipas raportimeve të mediave greke, i arrestuari dyshohet se ka pranuar përfshirjen edhe në dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri.

Pali, u arrestua në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës, gjatë një operacioni të forcave speciale EKAM dhe policisë greke. Ai ishte dënuar në mungesë për vrasjen e ish-partneres së tij, një 43-vjeçare me origjinë ukrainase, dhe partnerit të saj, një farmacist grek.

Sipas “Proto Thema”, 43-vjeçari dyshohet se ka rrëfyer edhe dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë nëse ai ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda kriminale, përfshirë ekzekutime me pagesë.

Gjatë kontrollit në apartamentin ku u arrestua, policia greke gjeti një pistoletë, dy granata funksionale, dy mekanizma ndezës, tre palë pranga metalike dhe një leje qëndrimi të falsifikuar, në të cilën ishte vendosur fotografia e të arrestuarit.

Sipas autoriteteve greke, ndaj tij rëndonin vendime dënimi për vrasje me dashje, grabitje dhe zjarrvënie me dëmtim të pronës. Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me Interpolin, u konfirmua se ai kërkohej edhe nga autoritetet shqiptare për një grabitje me armë të mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën ishte dënuar në Greqi ndodhi natën mes 10 dhe 11 tetorit 2020, në një banesë pushimi në zonën e Loutrakit. Sipas hetimeve, autori dyshohet se sulmoi me sëpatë ish-partneren e tij dhe partnerin e saj, duke i goditur për vdekje. Më pas, ai mori para dhe bizhuteri nga viktimat, ndërsa automjetin e gruas e çoi në një zonë të izoluar dhe i vuri flakën për të zhdukur gjurmët.

Në të njëjtin operacion policor u arrestua edhe një 41-vjeçare shqiptare, e akuzuar për përkrahje të autorit të krimit dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Hetimet vijojnë për të zbardhur për të verifikuar nëse 43-vjeçari ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale në të dyja vendet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.