🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,403 ▲0.67%
DOW 51,443 ▼0.15%
NASDAQ 24,665 ▲1.44%
NAFTA 90.95 ▲0.48%
ARI 4,073 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,920 ▼ -0.5% ETH $2,236 ▼ -1.08% XRP $1.1867 ▼ -4.57% SOL $90.2600 ▲ +0.2%
S&P 500 7,403 ▲0.67 % DOW 51,443 ▼0.15 % NASDAQ 24,665 ▲1.44 % NAFTA 90.95 ▲0.48 % ARI 4,073 ▼0.99 % S&P 500 7,403 ▲0.67 % DOW 51,443 ▼0.15 % NASDAQ 24,665 ▲1.44 % NAFTA 90.95 ▲0.48 % ARI 4,073 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRI/ Prokuroria e çoi në gjyq se mashtronte furnitorët dhe fshihte të ardhurat nga shitja e betonit, ja kush është biznes

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim biznesmenin italian Giovanni Telesca, administrator i kompanisë “Euro Beton 2005”, si dhe vetë shoqërinë, nën akuzat për mashtrim, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Hetimet disa mujore kanë çuar në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 10 milionë euro, ndërsa kompania ishte vendosur nën sekuestro që prej muajit maj.

Sipas Prokurorisë, Telesca dyshohet se siguronte lëndë të para për prodhimin e betonit nga kompani të ndryshme, duke u premtuar furnitorëve pagesa ose apartamente, por më pas nuk shlyente detyrimet.

Hetimi nisi pas kallëzimit të një biznesmeni, i cili pretendon se është dëmtuar me rreth 89.8 milionë lekë nga furnizimet e papaguara me rërë dhe granil.

Nga ana e tij, Telesca ka pretenduar se furnizimet gjatë kohës kur administronte kompaninë shoqëroheshin me fatura fiskale, ndërsa pagesat nuk ishin kryer për shkak të mungesës së të ardhurave nga palë të treta.

Prokuroria dyshon gjithashtu se një pjesë e parave të përfituara nga aktiviteti nxirreshin jashtë Shqipërisë pa u deklaruar dhe investoheshin në pasuri në Itali.

Mes pasurive të sekuestruara janë një pallat, sipërfaqe toke, njësi tregtare, betoniere, pompa betoni dhe mjete transporti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.