⛅
Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,678 ▼0.07%
DOW 51,394 ▼0.17%
NASDAQ 26,803 ▼0.07%
NAFTA 91.27 ▼1.44%
ARI 4,198 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,910 ▲ +0.59% ETH $2,715 ▲ +1.23% XRP $1.5533 ▲ +3.15% SOL $120.6900 ▲ +1.26%
S&P 500 7,678 ▼0.07 % DOW 51,394 ▼0.17 % NASDAQ 26,803 ▼0.07 % NAFTA 91.27 ▼1.44 % ARI 4,198 ▲0.71 % S&P 500 7,678 ▼0.07 % DOW 51,394 ▼0.17 % NASDAQ 26,803 ▼0.07 % NAFTA 91.27 ▼1.44 % ARI 4,198 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

“U cenua siguria kombëtare”- PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH: In

Partia Demokratike i ka dërguar këtë të martë (29 shtator) një kërkesë zyrtare për informacion Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj lidhur me procedurat e përdorura për propozimin dhe dekretimin e ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Kërkesa është dorëzuar nga nënkryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Klevis Balliu, i cili e konsideroi situatën aktuale si një cënim të rëndë të sigurisë kombëtare.

Deklarata e Plotë:

“Si rrjedhojë e situatës alarmante në të cilën ndodhet vendi, në një moment kur siguria kombëtare është cenuar rëndë, ngrihen pyetje serioze mbi mënyrën se si janë administruar institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit.

Sipas të dhënave dhe fakteve që janë bërë publike, institucione të rëndësishme të sigurisë kanë qenë nën ndikimin e Ergys Agasit. Policia e Shtetit, ku në krye të saj ndodhet Ilir Proda; AKSHI, ku drejtoreshë ka qenë Mirlinda Karçanaj; strukturat e sigurisë kibernetike ku bashkeshorti i drejtoreshes Ervina Gjana ishte showerues i Agasit,; si dhe SHISH, ku janë bërë publike fajtet se shefja e sherbimit informativ ishte ne sherbim te Agasit dhe bandave qe ai kordinonte ne interes te qeveris

Nëse drejtues të institucioneve kyçe të sigurisë kombëtare i përgjigjen një personi që nuk mban asnjë funksion shtetëror, pyetja themelore është: kush e ka fuqinë dhe autoritetin për të vendosur mbi këto institucione?

Vetëm Kryeministri ka autoritetin institucional mbi një pjesë të konsiderueshme të këtij zinxhiri ekzekutiv. Për këtë arsye, është e pamjaftueshme dhe e pabesueshme çdo përpjekje për të paraqitur Edi Ramën si të paditur për veprimtarinë apo marrëdhëniet e njerëzve që kanë pasur akses dhe ndikim në institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit.

Nuk ka asnjë njeri serioz që mund ta marrë seriozisht pretendimin se Edi Rama nuk di asgjë.

Sot, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, si dhe si deputet i pajisur me certifikatë sigurie, i kam dërguar Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit një kërkesë zyrtare për informacion mbi kriteret dhe procedurat e përdorura nga Edi Rama për propozimin e Vlora Hysenit, si dhe mbi kriteret dhe procedurën e ndjekur nga Presidenti i Republikës për miratimin e këtij propozimi.

Në kushtet e kësaj emergjence dhe për shkak të rëndësisë që kjo çështje ka për sigurinë kombëtare, pres një përgjigje urgjente, të plotë dhe transparente nga institucionet përkatëse.

Kjo nuk është një çështje personale apo partiake. Është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe me funksionimin e institucioneve të shtetit.

Institucionet duhet të japin përgjigje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.