🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.09 ▼14.93%
ARI 4,847 ▲3.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,519 ▲ +3.85% ETH $2,233 ▲ +5.43% XRP $1.3660 ▲ +3.18% SOL $84.5400 ▲ +5.6%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.09 ▼14.93 % ARI 4,847 ▲3.46 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.09 ▼14.93 % ARI 4,847 ▲3.46 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

U kap dje, ‘Roni i Shijakut’ koka e grupit ‘Avdylaj’

Hekuran Hoxha, 48-vjeçari që u arrestua të prentem në Shijak dyshohet se është koka e grupit ‘Avdylaj’ , të arrestuar në muajin tetor në kuadër të operacionit Volvo 4.
48-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrje në grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash.

Hekuran Hoxha, i cili njihet edhe si “Roni i Shijakut” rezulton të jetë kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali e Turqi, ku trafikonte edhe droga të forta si heroinë. Hekuran Hoxha dyshohet se ka qenë porositësi i heroinës që prodhohej në laboratorin që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit, ku u gjetën 250 kilogramë heroinë e ku u arrestuan 5 persona.

<

“Roni i Shijakut” dyshohet se porositi bashkë me Sajmir Gjepalin, heroinën që prodhohej laboratorin e Hasit. Burime bëjnë me dije se ata kanë mbajtur kontakte me biznesmenin Admir Hoxha (i shpallur në kërkim) për ngritjen e laboratorit të heroinës në Has i cili u zbulua në tetor 2018. Hekuran Hoxha është arrestuar edhe në vitin 2009 si i dyshuar për trafikimin e rreth 400 kg heroine në Itali. Si dhe në vitin 2011 për trafik heroine në Turqi.

Mbrëmjen e 21 tetorit 2018, FNSH dhe RENEA në kuadër të operacionit të koduar VOL-VO 4 prangosën 24 persona mes të cilëve Avdylajt e Shijakut si dhe ish deputetet Arben Ndoka dhe Arben Cuko, emrat e të cilëvë dolën nga përgjimet e bandës së Shijakut me banda të tjera në Shqipëri.  Policia arrestoi 5 persona për laboratorin e heroinës në Has, dy prej të cilëve u liruan nga Gjykata, pasi rezultuan se ishin punonjës. Ndërkohë, në kërkim vijojne te jene ende dy shtetas turq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.