☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,441 ▼ -5.44% ETH $2,227 ▼ -4.38% XRP $1.2400 ▼ -3.34% SOL $94.2000 ▼ -6.07%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

Autoritetet britanike kanë dënuar me 20 muaj burg, një student shqiptar, i cili kishte hyrë në Britaninë e Madhe me vizë turistike.

Ai u kap duke kultivuar kanabis në një fermë të madhe në verilindje të Anglisë.

Musa Qaushi, 20 vjeç, u arrestua pasi policia zbuloi një fermë kanabisi në një banesë në Ivanhoe Crescent, Sunderland. Aty u gjetën 351 bimë kanabisi të shpërndara në katër dhoma kultivimi.

Sipas gjykatës, droga e sekuestruar kishte një vlerë të përllogaritur deri në 88,500 paund. Prokuroria deklaroi se Qaushi kishte rolin e “kopshtarit rezident”, duke u kujdesur për bimët dhe ambientet e kultivimit në këmbim të pagesës dhe strehimit.

Mediat shkruajnë se në seancën në Gjykatën e Kurorës në Newcastle, gjyqtari Edward Bindloss tha se Qaushi kishte një rol të rëndësishëm në funksionimin e fermës.

“Ti po kultivoje kanabisin duke luajtur rolin e kopshtarit rezident. Po paguheshe për këtë rol dhe të jepej edhe akomodimi”, u shpreh gjyqtari.
Gjykata mësoi se Qaushi është student në një universitet në Tiranë dhe është në vitin e dytë të një programi pesëvjeçar studimi.

Ai nuk kishte precedentë penalë dhe, sipas mbrojtjes, kishte qenë vetëm disa ditë në fermën e kanabisit.

Avokatja e tij, Mairi Clancy, tha se klienti i saj ishte penduar dhe emocionalisht i prekur nga situata.

Megjithatë, gjyqtari nuk pranoi argumentin se ai kishte qenë thjesht naiv. Sipas tij, përmasat e operacionit tregonin se Qaushi ishte në dijeni të aktivitetit ku ishte përfshirë.

Ai shtoi se këto lloj aktivitetesh nuk mund të funksionojnë pa persona që kujdesen për kultivimin e bimëve dhe se ky ishte pikërisht roli i Qaushit, edhe pse ai mund të mos kishte pasur ndikim mbi personat e tjerë të përfshirë.

Pas dënimit me 20 muaj burg, gjyqtari deklaroi se priste që autoritetet britanike të ndërmerrnin procedurat për dëbimin e tij si person i dënuar për vepër penale./chroniclelive

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.