☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.50 ▲0.13%
ARI 4,551 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,650 ▲ +8.34% ETH $2,254 ▲ +17.92% XRP $1.1080 ▲ +10.5% SOL $85.3300 ▲ +10.93%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.50 ▲0.13 % ARI 4,551 ▲0.13 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.50 ▲0.13 % ARI 4,551 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kronika

U konfliktuan një natë më parë/ Një person plagoset me sëpatë në Korçë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka tronditur juglindjen e vendit mesditën e sotme, ku një konflikt banal mes dy personave ka rrezikuar të kthehet në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me sëpatë.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga terreni, zanafilla e sherrit daton që mbrëmjen e kaluar. Dy personat ishin përfshirë në një konflikt të ashpër verbal një natë më parë, por sherri nuk ka përfunduar me aq.

Gjatë ditës së sotme, palët janë takuar sërish dhe situata ka degraduar me shpejtësi. Gjakrat janë nxehur dhe njëri prej tyre ka marrë një sëpatë, duke goditur me egërsi personin tjetër me të cilin po konfliktohej.

Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se pacienti ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e shpatullës si pasojë e goditjes me mjetin prerës, por fatmirësisht, pas ndërhyrjes së mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër policia ka arritur të vërë në pranga autorin e sulmit, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Korçës për procedime të mëtejshme. Grupi hetimor ka zbarkuar në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.