U përjashtuan nga Kuvendi për 60 ditë, Administrativja rrëzon përjashtimin e deputetëve Bardhi dhe Balliu
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi që të rrëzojë vendimin e marrë nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë, të dy deputetëve demokratë: Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Sipas gjykatës, vendimi duhet të ekzekutohet menjëherë.
Ishte data 9 tetor, kur dy deputetët u përfshinë në konflikt me kryeministrin, të cilin e goditën me vezë, çka bëri që tri ditë më pas Sekretariati i Etikës të miratonte përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve.
Kjo masë disiplinore u miratua me kërkesë të Partisë Socialiste.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.