⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

“U prehsh në paqe engjëlli i mamit”- Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, nëna e Joan Zukos prek me mesazhin: Do të mba

Nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, Ornela Zuko, ka reaguar pas vrasjes së të birit në Korçë, duke njoftuar edhe datën e ceremonisë së lamtumirës së fundit.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se Joani do të përcillet për në banesën e fundit më 11 gusht, në orën 12:00.

Nëna e të riut shprehet se e ka të pamundur t’u përgjigjet të gjithëve në këto momente dhimbjeje, ndërsa e cilëson të birin si “dritën e syve” dhe dashurinë më të madhe të saj.

“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundësi për t ju përgjigjur te gjithëve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit. Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime. Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit. U prehsh në paqe, engjëlli i mamit”, shkruan Ornela Zuko.

Joan Zuko u vra me armë zjarri në Korçë pas një konflikti me 20-vjeçarin Kristjan Sterjo, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake, mes dy të rinjve kishte pasur konflikte edhe më herët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së krimit, informon “BW”. Sterjo u arrestua pas një operacioni të Policisë dhe forcave RENEA, ndërsa tashmë përballë drejtësisë pritet të japë llogari për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 20-vjeçarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.