U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet mbi dy të rinjtë e arrestuar për tentativë mashtrimi ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, prej të cilit u tentua të përfitim i shumës prej 100 mijë eurosh duke u prezantuar si zyrtari i lartë Taulant Balla.
Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, dy të prandagjosurit, Orest Balla dhe Edison Korra, kanë dhënë versione të ndryshme dhe kontradiktore për rolin e tyre në këtë skemë.
Shtetasi Orest Balla ka pretenduar se është kontaktuar në rrjetin social “Instagram” nga një person i panjohur, i cili i ka premtuar një shpërblim prej 2 mijë eurosh për të realizuar një kontakt telefonik. Ai ka deklaruar se nuk e njihte më parë të arrestuarin tjetër, Edison Korra, dhe se një person i paidentifikuar i ka dorëzuar një numër telefoni me të cilin më pas ka komunikuar me djalin e Armand Dukës.
Nga ana tjetër, Edison Korra ka dhënë një dëshmi të ndryshme, duke deklaruar se ka qenë vetë Balla ai që e ka kontaktuar në ambientet e një lokali për t’i propozuar marrjen e një porosie.
Për shkak të mospërputhjeve të thella në dëshmi, organet e hetimit dyshojnë se të arrestuarit po fshehin të vërtetën. Hetimet po vijojnë për identifikimin e personave që qëndrojnë pas komunikimeve dixhitale dhe për sqarimin e plotë të shkallës së implikimit të të arrestuarve në këtë skemë mashtrimi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.