U shkarkua nga detyra nga Trump, reagon për herë të parë Katie Zacharia
Katie Zacharia ka reaguar për herë të parë disa orë pas shkarkimit nga presidenti Donald Trump nga pozicioni i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë. Në një postim në rrjetet sociale, Zacharia iu referua Trump, duke e përshkruar atë si një “njeri të mrekullueshëm, bujar dhe punëtor”, ndërsa theksoi se ishte një nder të kishte punuar pranë tij.
Ajo gjithashtu shtoi se Trump e ka bërë Amerikën të madhe sërish dhe do të vazhdojë ta bëjë.
“Presidenti Trump është një njeri i sjellshëm, i mrekullueshëm, bujar, i dashur, entuziast dhe punëtor. Do të doja që më shumë amerikanë ta vlerësonin atë”, shkroi ajo.
“Askush nuk do ta bëjë kurrë Amerikën aq të madhe sa e ka bërë ai dhe vazhdon ta bëjë. Ishte një nder të punoja për të”, shtoi ajo.
Postimi i saj erdhi vetëm disa orë pas përfundimit të një mandati të shkurtër, i cili u shënua nga kritika të ashpra për praninë e saj në sallën e informimit në Shtëpinë e Bardhë, si dhe pyetje në lidhje me kualifikimet e saj profesionale.
Zacharia u zgjodh nga Trump më 9 tetor për të pasuar Caroline Levitt, duke marrë detyrën më 12 tetor. Megjithatë, informimi i saj i parë me gazetarët, të nesërmen, zgjati vetëm 14 minuta dhe shkaktoi reagime në lidhje me mënyrën se si i trajtoi pyetjet.
President Trump is a kind, wonderful, gracious, thoughtful, enthusiastic, and hardworking man. I wish more Americans appreciated him. No one will ever make America great the way he has and continues to.It was an honor to work for him. pic.twitter.com/Tp4NizrhE2



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.