🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,702 ▼ -0.72% ETH $2,435 ▼ -1% XRP $1.3089 ▼ -2.55% SOL $104.9200 ▼ -1.66%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump pezullon tarifat dhe sanksionet e reja ndaj Rusisë

UASHINGTON, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, ka pezulluar tarifat dhe sanksionet e reja ndaj Rusisë, pak para hyrjes së tyre në fuqi, afro një muaj pasi kishte nënshkruar një paketë të gjerë masash ndëshkuese ndaj Moskës.

Masat do të mbeten të pezulluara deri në një njoftim të mëtejshëm, sipas një urdhri ekzekutiv të publikuar dje.

Presidenti Trump deklaroi se përjashtimi nga zbatimi i tyre është, në këtë moment, “në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Në mesin e shtatorit, Trump nënshkroi ligjin pasi ai u miratua nga Kongresi me mbështetjen e të dyja partive kryesore.

Masat synonin të shtonin presionin ndaj Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Sipas ligjit, tarifat dhe sanksionet do të hynin automatikisht në fuqi 30 ditë pas nënshkrimit, përveç rastit kur presidenti vendoste ndryshe.

Presidenti Trump e miratoi pezullimin pak para përfundimit të afatit të përcaktuar nga Kongresi.

Ky vendim vjen pak ditë pasi Trump njoftoi një marrëveshje për blerjen e naftës diezel ruse, pavarësisht sanksioneve ekzistuese.

Ndërkohë, ai ka shtuar presionin ndaj Ukrainës dhe presidentit të saj, Volodymyr Zelensky.

Trump deklaroi se Rusia do të vinte menjëherë në dispozicion të SHBA-së dhe tregjeve globale më shumë se 300 mijë tonë naftë diezel.

Për të mundësuar dërgesat, sanksionet ekzistuese do të pezulloheshin.

Presidenti amerikan shpreson se marrëveshja do të ndihmojë në uljen e çmimeve të karburanteve, të cilat janë rritur ndjeshëm muajt e fundit për shkak të luftës në Iran.

Kjo pritet të ketë rëndësi përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, që do të mbahen pas pak më shumë se dy javësh./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.