☁️
Tiranë 20°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $79,556 ▼ -2.34% ETH $2,298 ▼ -4.31% XRP $1.2645 ▼ -3.28% SOL $99.4000 ▼ -4.76%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

U zhduk më 4 qershor, policia gjen trupin e pajetë të Eglant Koçit! Droni zbuloi vendodhjen

Një trup i dekompozuar është gjetur në një zonë malore mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa dyshimet janë se mund të bëhet fjalë për Eglant Koçin, 34-vjeçarin i zhdukur prej 4 qershorit.

Trupi nuk është gjetur i groposur. Ai është konstatuar gjatë verifikimeve nga ajri me dron, në një terren të vështirë, ku prej ditësh po zhvilloheshin kërkime intensive nga policia.

Identifikimi i viktimës pritet të kryhet përmes ekspertizave mjeko-ligjore dhe analizave laboratorike, të cilat do të përcaktojnë nëse trupi i përket Eglant Koçit.

Hetimet janë përqendruar te rrethanat e zhdukjes së 34-vjeçarit.

Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes, dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës më 6 qershor.

Sipas hetuesve, automjeti mund të ketë shërbyer për transportimin e trupit, ndërsa përdorimi i karrotrecit dyshohet se është bërë për të shmangur kontrollet dhe dyshimet gjatë lëvizjes.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se Eglant Koçi ka humbur kontaktet me familjarët më 4 qershor, ndërsa dyshohet se trupi i tij mund të jetë mbajtur për një periudhë në automjetin e Shakajt.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e karrotrecit, i cili ka shpjeguar se automjeti është transportuar pranë një servisi në zonën e Ibës pasi i ishte thënë se kishte pësuar defekt. Pas dorëzimit të mjetit ai është larguar, pa pasur dijeni për përmbajtjen e automjetit.

Ndërkohë, në ambientet e zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi janë gjetur gjurmë mbetjesh baruti. Ekspertiza laboratorike pritet të përcaktojë rëndësinë e tyre për hetimin.

Paralelisht me verifikimin e trupit të gjetur, policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt. Sipas burimeve hetimore, 41-vjeçari dyshohet se ka ndryshuar disa numra telefoni gjatë ditëve të fundit në përpjekje për t’iu shmangur gjurmimit nga autoritetet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.