Bota

Uashington, hapet raundi i 7-të i bisedimeve tregtare Kinë-ShBA

Të enjten, i dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, zv.kryeministër dhe drejtuesi i palës kineze në dialogun e gjithanshëm ekonomik kino-amerikan Liu He, si edhe Përfaqësuesi Tregtar i ShBA-së Robert Lighthizer dhe sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, drejtuan bashkërisht në Godinën e Zyrës Ekzekutive “Eisenhower” në Uashington ceremoninë e hapjes së raundit të 7-të të dialogut tregtar të nivelit të lartë Kinë-ShBA. Bisedimet e këtij raundi do të zhvillohen më 21 dhe 22 shkurt në Uashington, kurse grupet e punës së të dy palëve filluan më 19 shkurt bisedimet në nivel ekzekutiv.

Pjesëmarrësit kryesorë në ceremoninë e hapjes përfshinin guvernatorin e përgjithshëm të Bankës Popullore të Kinës Yi Gang, ambasadorin kinez në ShBA Cui Tiankai, sekretarin amerikan të Tregtisë Wilbur Ross dhe drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button