🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.12 ▼0.39%
ARI 4,193 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,363 ▲ +0.65% ETH $2,459 ▲ +1.61% XRP $1.3415 ▲ +0.66% SOL $106.0100 ▲ +1.22%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.12 ▼0.39 % ARI 4,193 ▲0.54 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.12 ▼0.39 % ARI 4,193 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA-ja: Anija e Singaporit u godit nga një predhë iraniane, jo nga një minë detare

UASHINGTON, 15 tetor /ATSH-DPA/- Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë goditur me një predhë një anije transporti kontejnerësh në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot ushtria amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila drejton operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, shkroi në rrjetin social X se një anije me flamur të Singaporit, nuk kishte goditur një minë detare në këtë ngushticë, siç pretendoi Irani, por ishte goditur nga një predhë e lëshuar nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit.

Duke konfirmuar sulmin, CENTCOM bëri të qartë se kalimi i anijeve tregtare nëpër ngushticë, një rrugë shumë e rëndësishme për transportin botëror të naftës, aktualisht paraqet rreziqe.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkon të tregojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë plotësisht nën kontroll situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Në deklaratën e saj, CENTCOM theksoi gjithashtu se, pavarësisht sulmit, anijet tregtare vazhdojnë të kalojnë nëpër ngushticë dhe se rrugët kryesore të lundrimit mbeten të pastruara nga minat detare.

Sipas ushtrisë amerikane, më shumë se 40 anije kanë kaluar në këtë zonë gjatë 24 orëve të fundit.

Autoriteti Portual i Singaporit njoftoi dje se anija GFS PRIDE dhe një tjetër anije e regjistruar në Singapor, u goditën nga predha me origjinë të paidentifikuar, ndërsa po lundronin nëpër ngushticë.

Sipas autoritetit, anija GFS PRIDE pësoi dëmtime, mori flakë dhe më pas u mbyt.

Megjithatë, të 21 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt. Nuk u raportuan të plagosur.

Agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim”, e cila është pranë Gardës Revolucionare, raportoi gjithashtu për mbytjen e një anijeje transporti kontejnerësh.

Megjithatë, sipas versionit iranian, anija kishte goditur një minë detare në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Irani, anija transportonte 2 500 kontejnerë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.