☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,941 ▲ +0.65% ETH $2,269 ▲ +1.02% XRP $1.2532 ▲ +0.4% SOL $95.3800 ▼ -0.41%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump: Ose marrëveshje me Iranin, ose SHBA-ja do ta zgjidhë me forcë

– Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose do të arrijnë një marrëveshje me Iranin, ose “do ta zgjidhin me forcë”, duke përsëritur kërcënimet për veprime ushtarake, ndërsa Teherani po shfaq rezistencë pas funeralit të Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, raportoi “Reuters”.

Bisedimet indirekte SHBA–Iran përfunduan javën e kaluar, pa ndonjë shenjë për përparim drejt një paqeje të qëndrueshme, pavarësisht një armëpushimi 60-ditor, që synonte t’i jepte hapësirë diplomacisë, pas sulmeve amerikane dhe izraelite që ndezën konfliktin.

“Ne ose do të bëjmë një marrëveshje, ose do ta zgjidhim me forcë. OK. Dhe nuk do të jetë e vështirë ta përfundojmë. Do të preferoja një marrëveshje, sepse nuk dua të prek 91 milionë njerëz”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.

“Ne mund t’u rrëzojmë urat për një orë, mund t’u godasim furnizimin me energji… Ata nuk kanë më para. Ne nuk u kemi dhënë më para”, shtoi ai.

Trump foli pas funeralit të Khameneit, ku, në vend që të dukeshin të dobësuar nga lufta, që filloi me sulmet amerikane dhe izraelite, më 28 shkurt, iranianët u shfaqën sfidues, të bashkuar dhe të vendosur në zhvillimet e ardhshme pas këtij konflikti.

Armëpushimi 60-ditor ishte menduar nga Uashingtoni, për të rivendosur diplomacinë mbi ndalimin e ndërtimit të armëve bërthamore nga Irani. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.