🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 95.75 ▼8.04%
ARI 3,956 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,891 ▼ -1.35% ETH $2,253 ▼ -0.51% XRP $1.2490 ▼ -0.07% SOL $91.7600 ▼ -2.77%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump: SHBA-ja do të godasë “shumë shpejt” zonën pranë Malit të Kazmës

– Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin “shumë shpejt” zonën pranë Malit të Kazmës, një kompleks i fortifikuar nëntokësor pranë një prej objekteve kryesore të pasurimit të uraniumit në Iran, sipas AP.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se operacioni do të synojë këtë zonë, si pjesë e përpjekjeve për të penguar Iranin të sigurojë armë bërthamore.

“Do ta godasim atë zonë shumë shpejt dhe me forcë të madhe”, u shpreh presidenti amerikan.

Deklarata e Trump erdhi pasi u pyet nëse beson se Irani ka zhvendosur centrifugat bërthamore në këtë kompleks nëntokësor.

Ai tha se një veprim i tillë “nuk do të thotë asgjë”, nëse Teherani nuk disponon uranium për ta pasuruar.

“Ne ndjekim materialin. Aty është thelbi i çështjes”, deklaroi Trump, duke nënkuptuar se fokusi i SHBA-së mbetet monitorimi i materialeve bërthamore dhe jo vetëm i infrastrukturës së pasurimit.

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa administrata amerikane vijon të theksojë se nuk do të lejojë Iranin të ndërtojë armë bërthamore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.