☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 79.21 ▲1.19%
ARI 3,985 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $63,432 ▼ -1.91% ETH $1,848 ▼ -3.65% XRP $1.0904 ▼ -2.08% SOL $75.1900 ▼ -2.06%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 79.21 ▲1.19 % ARI 3,985 ▼0.19 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 79.21 ▲1.19 % ARI 3,985 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Europa

Trump sulmon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Marrëdhënia jonë ka ndryshuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar akuza ndaj Kryeministres italiane, Giorgia Meloni, duke e cilësuar qëndrimin e saj si “negativ” në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme. Gjatë një interviste për televizionin Fox News, Trump la të kuptohet se marrëdhëniet diplomatike midis Uashingtonit dhe Romës janë ftohur për shkak të refuzimit të Italisë për të mbështetur operacionet ushtarake ndaj Iranit.

“Kushdo që refuzoi të ndihmonte në menaxhimin e situatës me Iranin, nuk ka më të njëjtën marrëdhënie me ne,” deklaroi Trump, duke shtuar se ishte “i shokuar” nga ky ndryshim kursi, pasi më parë e konsideronte Melonin si një udhëheqëse “të guximshme”.

Gjatë intervistës, Presidenti Trump bëri një deklaratë që ka ngritur diskutime mbi saktësinë e fakteve gjeografike dhe ekonomike. Ai pretendoi se “Italia merr sasi të mëdha nafte nga Ngushtica e Mesinës”, duke u përpjekur të argumentonte interesin strategjik të Italisë në rajon.

Sipas ANSA-s, Ngushtica e Mesinës është një kalim detar midis Siçilisë dhe Kalabrisë brenda territorit italian dhe nuk shërben si burim apo pikë kyçe tranziti për naftën ndërkombëtare, ndryshe nga Ngushtica e Hormuzit në Gjirin Persik.

Reagimet nga politika italiane

Sulmi i drejtpërdrejtë i Trump ka shkaktuar reagime të menjëhershme në Romë dhe Berlin, ku ndodhej për një vizitë zyrtare Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

“Një marrëdhënie aleance dhe miqësie si ajo midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara duhet të bazohet në besnikëri dhe respekt,” u shpreh Tajani, duke mbrojtur sovranitetin e vendimmarrjes italiane. “Meloni thotë atë që mendon dhe ajo gjithmonë do ta mbrojë Italinë.”

Edhe liderja e opozitës, Elly Schlein, ka dënuar sulmin e Trump, duke shprehur solidaritet me Kryeministren Meloni përballë presioneve të jashtme mbi politikën e jashtme të vendit. Ky tension shënon një pikë kthese në marrëdhënien midis dy liderëve, të cilët deri pak kohë më parë kishin shfaqur një afri të fortë politike.

/rtsh.al/

The post Trump sulmon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Marrëdhënia jonë ka ndryshuar appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.