Kronika

Udhëtonte me 1.5 milion euro kokainë, u kap pasi hyri në korsinë e gabuar

Mëngjesin e herët të dy ditëve më parë, njerëzit e Nuklit të Policisë Financiare të Breshias, ndaluan në autostradën e Jugut, një makinë me targa gjermane, e cila kishte kaluar në korsinë emergjente.

Policia identifikoi menjëherë të riun drejtues K.A, shtetas shqiptar, lindur në 1992, i cili u pyet për prezencën e tij në Itali dhe arsyen përse e nget makinën me targa të përkohshme.

Shqiptari që nuk fliste mirë italisht, ka dhënë përgjigje evazive dhe të paqarta, ndaj edhe u shoqërua në kazermën “Leonessa” në Breshia, ku iu bë kontrolli i makinës për të parë nëse kishte fshehur armë ose municione.

Pasi u hap kofano e makinës, u vu re që pjesa e karrocerisë ishte vendosur me dorë, në të cilën kishte një hendek, ku në brendësi ishin fshehur 15 kilogramë kokainë e pastër, të paketuara në 15 pjesë.

Sipas policisë italiane vlera e drogës së kapur është 1.5 milion euro, nëse do të kalonte në treg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button