⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $65,318 ▼ -5.07% ETH $1,826 ▼ -5.72% XRP $0.9656 ▼ -5.35% SOL $73.1700 ▼ -8.55%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Sporti

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria, fitore me përmbysje ndaj Skocisë

Kombëtarja shqiptare U-17 ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Skocisë, në ndeshjen e dytë të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama përmbysën disavantazhin fillestar dhe siguruan tri pikë me shumë vlerë në Grupin 4.

Shqipëria e nisi ndeshjen në disavantazh, pasi Skocia kaloi në avantazh në minutën e 8-të me anë të Ngëenya. Kuqezinjtë reaguan në pjesën e dytë dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 60-të, me Gean Ramadanin, duke rikthyer baraspeshën në rezultat.

Në minutën e 72-të, Rajan Dybeli realizoi golin e përmbysjes, duke kaluar Shqipërinë në avantazh 2-1. Mesfushori kuqezi ishte sërish protagonist në minutën e 90+4, kur shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren 3-1 të Shqipërisë ndaj Skocisë.

Me këtë sukses, Kombëtarja U-17 ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe renditet në vendin e dytë të Grupit 4, pas Finlandës, që kryeson me 6 pikë. Ky pozicion e vendos Shqipërinë në rrugën drejt kualifikimit në League A të raundit të dytë, ku do të vazhdojnë garën dy skuadrat e para të çdo grupi.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit, më 17 nëntor, kur Shqipëria do të përballet pikërisht me Finlandën, në orën 14:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Një fitore do t’i ngjiste kuqezinjtë në kuotën e 7 pikëve dhe do t’u siguronte vendin e parë në Grupin 4.

Shqipëria U-17 do të kërkojë të vijojë me një tjetër rezultat pozitiv, për të mbyllur në krye këtë mini-turne kualifikues të organizuar në vendin tonë nga FSHF.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.