E KONFIRMUAR/ Ndryshim për Kombëtaren në Hungari, trajneri Maran vendoset para katër alternativave
Nga Emanuel Loci, Panorama Sport. Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër, më 15 nëntor, me Bjellorusinë. Ky takim vlen për raundin e fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.
Shqipërisë i mjafton vetëm 1 pikë në Budapest, për ta mbyllur në krye. Fakt është se Ylber Ramadani nuk do të luajë ndaj Bjellorusisë, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.
Kujtojmë se ndaj Finlandës qëndruan jashtë grupit me 23 lojtarë, pikërisht Samuele Sina, Ysni Ismaili, Feta Fetai dhe Klevi Qefalija. Një prej tyre do të përfshihet në skuadër për nesër siç raporton “Panorama Sport”. Gjasat janë që përfituesi të jetë një mes Fetait dhe Qefalijës për vendin e lënë nga Ramadani në listë.
Sfida në transfertë për të dyja përfaqësueset do të luhet pa tifozë. Kjo për shkak të saksioneve ndaj Bjellorusisë, si vend që mbështet pushtimin rus në Ukrainë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.