☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.91 ▲0.53%
ARI 4,193 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,610 ▼ -0.43% ETH $2,698 ▼ -0.79% XRP $1.5002 ▼ -0.63% SOL $121.0700 ▲ +0.12%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.91 ▲0.53 % ARI 4,193 ▲0.13 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.91 ▲0.53 % ARI 4,193 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
07 Tet 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Zelensky: Rusia po përgatit një sulm masiv të ri

KIEV, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot në mbrëmje se Rusia po përgatit një sulm të ri të madh ndaj Ukrainës, duke iu referuar informacioneve të reja të zbulimit.

“Kemi informacione të përditësuara të zbulimit se rusët po përgatitin një sulm masiv. Ju lutem, ju përgjërohem, kujdesuni për veten”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të transmetuar me video.

Ai u bëri thirrje ukrainasve që t’u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve për sulme me raketa dhe të kërkojnë strehim sapo të aktivizohen alarmet.

“Forcat e sigurisë së Ukrainës dhe forcat tona ajrore janë të gatshme të përgjigjen, aq sa na lejojnë kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Zelensky, duke iu referuar mungesës së armëve të mbrojtjes ajrore.

Udhëheqësi ukrainas e shoqëroi paralajmërimin me një apel të ri ndaj aleatëve perëndimorë për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.

“Shumë gjëra varen nga partnerët, nga çdo lider, nga çdo shtet në botë që ka mjetet e mbrojtjes që na nevojiten dhe që mund t’i transferojë ato”, tha Zelensky.

“Bota është më e madhe se e keqja ruse dhe mbrojtja e jetëve duhet të jetë një detyrë e përbashkët”, shtoi ai.

Sipas raportimit, Rusia ka shtuar sulmet ndaj qyteteve ukrainase dhe qendrave të tjera të banuara, duke shfrytëzuar dobësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Forcat ukrainase të mbrojtjes ajrore po përballen me mungesa municionesh, veçanërisht për sistemet që janë në gjendje të kapin raketat balistike./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.