☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲0.01%
DOW 51,872 ▼0.34%
NASDAQ 27,204 ▲0.3%
NAFTA 91.60 ▼0.83%
ARI 4,366 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,445 ▲ +0.57% ETH $2,747 ▼ -0.59% XRP $1.5637 ▲ +5.02% SOL $117.5100 ▼ -0.18%
S&P 500 7,765 ▲0.01 % DOW 51,872 ▼0.34 % NASDAQ 27,204 ▲0.3 % NAFTA 91.60 ▼0.83 % ARI 4,366 ▼0.42 % S&P 500 7,765 ▲0.01 % DOW 51,872 ▼0.34 % NASDAQ 27,204 ▲0.3 % NAFTA 91.60 ▼0.83 % ARI 4,366 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale

19 pacientë kanë kërkuar ndihmë në repartin e infektologjisë dhe 14 në pediatrinë në Gostivar me simptoma të dhimbjes së barkut, diarresë si dhe plogështi në trup. Të njëjtët, pas ekzaminimit, janë lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa dy raste me simptoma më të rënda janë shtuar në spital. Drejtori i spitalit, Emri Bajrami, për TV21 tha se këto shifra janë krejtësisht normale për këtë stinë dhe nuk kanë të bëjnë me ndonjë virus apo diçka të ngjashme.

“Brenda 24 orëve të fundit, në repartin e infektologjisë kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm 11 pacientë, ndërsa në repartin e pediatrisë kanë kërkuar ndihmë vetëm 14 pacientë. Domethënë, kemi një rënie mjaft të dukshme të numrit të pacientëve.

Ndërkohë, në repartin e infektivologjisë kemi vetëm dy raste të hospitalizuara, me simptoma të lehta. Ata do të qëndrojnë aty dy deri në tre ditë dhe më pas do të lëshohen për në shtëpi”, tha Emri Bajrami – drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Por përse ndodh që edhe përkundër deklaratave se uji mund të përdoret për pastrim si dhe alarmeve për të mos e konsumuar atë, të ketë ende raste të prekura nga uji i ndotur në Gostivar? Drejtori Bajrami thotë se kjo mund të lidhet edhe me viruset stinorë.“Kjo tani mund të lidhet edhe me virozat sezonale, pasi edhe në vitet e tjera ka pasur raste të tilla. Megjithatë, bilanci nuk është më i lartë se në vitet e kaluara”, shtoi Emri Bajrami – drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Edhe përkundër rënies së numrit të të prekurve nga uji i ndotur në Gostivar dhe stabilizimit të situatës, gjendja e krizës vazhdon ende. Po ashtu vazhdon edhe marrja e përditshme e mostrave të ujit, deri në daljen negative të përmbajtjes së baktereve në tre kontrolle rresht, pas së cilës pritet të jepet leja për konsumimin e ujit. /tv21

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.