Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.81 ▼2.36%
ARI 4,383 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,563 ▲ +5.05% ETH $2,718 ▲ +5.35% XRP $1.4713 ▲ +6.43% SOL $115.6400 ▲ +6.81%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.81 ▼2.36 % ARI 4,383 ▼0.94 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.81 ▼2.36 % ARI 4,383 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

Gjykata e Apelit e Bolonjës ka vendosur uljen e dënimit nga 17 në 15 vjet burgim për autorin e vrasjes së 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, e cila humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza pasi u hodh nga ballkoni i banesës prej ish-të dashurit të saj.

Vendimi i ri gjyqësor ka nxitur reagimin e nënës së viktimës, Morena Corbellini, e cila gjatë një interviste televizive e cilësoi vendimin si një humbje të besimit te sistemi i drejtësisë:

“Kur u lexua dënimi, ndjeva dhimbje të madhe, një disfatë. Besoja aq shumë në drejtësi, dhe sot nuk besoj më në të. Ka aq shumë zhgënjim dhe aq shumë zemërim. Shkova në dhomën e saj për të kërkuar falje sepse nuk mora atë që doja. Beteja nuk ka mbaruar. Dua të kuptoj pse dënimet janë kaq të ulëta për ata që vrasin.”

Nëna e të ndjerës e cilësoi vendimin e shkallës së dytë si të papranueshëm, duke paralajmëruar se do të vazhdojë përpjekjet e saj ligjore për kërkimin e drejtësisë për vajzën e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.