roze

Urdhër-arresti për Justin Bieber

Një gjykatë argjentinase ka lëshuar një urdhër-arresti për Justin Bieber. Sipas këtij urdhri, nëse këngëtari kanadez futet në vendin e tyre, do të arrestohet menjëherë, pasi ka refuzuar të paraqitet në Argjentinë për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth një incidenti të ndodhur në vitin 2013, në një klub nate në Buenos Aires.

???????????????????????????Një fotograf argjentinas, Diego Pesoa, ka akuzuar Bieber-in dhe një nga badigardët e tij për një sulm të bërë ndaj tij, teksa ai po përpiqej t’i bënte këngëtarit një fotografi.

Gjykatësi Alberto Julio Banos ka urdhëruar “paraburgim të menjëherëshëm të të akuzuarit”.

Por, edhe pse ky urdhër është bërë publik, Bieber ndodhet milje larg duke shijuar rrezet e diellit të shkretëtirës kaliforniane së bashku me Kendall Jenner.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button