☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 28 May 2026
S&P 500 7,564 ▲0.58%
DOW 50,669 ▲0.05%
NASDAQ 26,917 ▲0.91%
NAFTA 89.46 ▲0.88%
ARI 4,526 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $73,467 ▼ -2.44% ETH $2,014 ▼ -2.31% XRP $1.3170 ▼ -1.15% SOL $82.1400 ▼ -2.19%
S&P 500 7,564 ▲0.58 % DOW 50,669 ▲0.05 % NASDAQ 26,917 ▲0.91 % NAFTA 89.46 ▲0.88 % ARI 4,526 ▲1 % S&P 500 7,564 ▲0.58 % DOW 50,669 ▲0.05 % NASDAQ 26,917 ▲0.91 % NAFTA 89.46 ▲0.88 % ARI 4,526 ▲1 %
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
28 May 2026
Breaking
Politika

“Urrejtje e madhe për Veliajn”, zyrtari socialist: Po i bëhet gjyq publik edhe pse është i pafajshëm

Urrejtje e madhe dhe gjyq publik ndaj Erjon Veliajt. Kështu e shikon situatën e kryebashkiakut të Tiranës, këshilltari i PS-së Alfred Muharremi, sipas të cilit po cenohet parimi i prezumimit të pafajësisë. Duke dolur në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, pas vendimit të Gjykatës së lartë për Veliajn, ai e krahasoi të gjithë këtë situatë me gjyqet popullore të komunizmit ku, sipas tij, opinioni publik ndikonte më shumë se vendimi i drejtësisë.

“Dua të hyj më shumë nga ana politike dhe nga ana njerëzore që ka bërë çdo qytetar të këtij vendi që të mbushet me një urrejtje. Më duket sikur kemi kthyer kohën pas të komunizmit, kur gjyqet publike dhe gjyqet popullore ishin shumë të rëndësishme dhe nëse ti je fajtor, apo nëse ti je i pafajshëm nuk kishte rëndësi në këtë vend. Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë kushtetuese e  çdo individi dhe përderisa aktualisht neve nuk kemi akuza të provuara lidhje për zotin Veliaj, çdokush mund ta besojë si unë e besoj që është i pafajshëm”, u shpreh ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas këshilltarit socialist në rastin e Veliajt nuk është respektuar e drejta e prezumimit të pafajësisë, ndërsa përsërit shqetësimin për masat e sigurisë me burg në vendin tonë.

“Unë besoj në institucionet e drejtësisë dhe fjalën e fundit e jep drejtësia në lidhje me zotin Veliaj por që për mendimin tim nuk është respektuar e drejta e prezumimit të pafajësisë në gjyqet popullore që bëhen apo në gjyqet publike që bëhen. Kjo është më se e qartë. Nëse duhet ta ndajmë këtë shqetësim që proporcionaliteti i masës së sigurisë të arrestit me burg në raport me akuzën ose në raport më saktë me rrezikshmërinë që duhet të ketë një person në lidhje me zotin Veliaj shikoj që ka një defiçencë të jashtëzakonshme. Në Shqipëri vazhdohet ende që në sistemin tonë gjyqësor të kemi masat e sigurisë të arrestit me burg janë si masa më e lehtë e mundshme për t’u vendosur nga gjyqtarët, nga ky lloj sistemi dhe kjo realisht për mendimin tim është shqetësuese për vetëm një fakt. Unë nuk po marr fare zotin Veliaj, unë marr edhe qytetarët e tjerë. Duhet të kuptojmë njëherë që e para që të kemi një hetim sa më serioz, nuk duhet të kemi hetime të zgjatura në kohë. Nuk duhet të kemi hetime që mbasi jepen nga 10 akuza, më pas përfundojnë në dy akuza”.

Sipas Muharremit, linçimi mediatik dhe etikimi publik i individëve mund të dëmtojë në mënyrë të parikuperueshme jetën e tyre, ndërsa është kosto edhe për taksapaguesit shqiptarë.

“Kush ja kthen dinjitetin këtyre individëve të cilët marrin një post publik? Duke u marrë dhe zotin Veliaj që është i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës. Kush ua kthen këtë? Pra, kush e kthen ato të drejtat të cilët ja ke shkelur këtij individi në publik? Pra, ja ke prishur imazhin, i ke shkatërruar familjen, i ke shkaktuar dhimbjen në familje. Po nuk kanë vrarë më këtë kë njerëz. Nuk ka vrarë zoti Veliaj. Njerëzit që kanë vrarë në këtë vend janë të lirë njerëzit edhe cicërojnë gjithë ditën. Për mendimin tim hetoje, konfiskoje, në qoftë se ti e provon, merri paratë të gjitha kthejua shqiptarëve mos e fut në burg dhe më pas e nxjerr të pafajshëm, sepse është kosto dhe për mua dhe për ty si taksapagues i këtij vendi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.