Ekonomia

USAID në mbështetje të bujqësisë shqiptare

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti morën pjesë në aktivitetin e zhvilluar sot në ambientet e Hotel Tirana Internacional,  me rastin e 1-vjetorit të programit të USAID-it, “Agrokapital”, që mbështet bujqësinë shqiptare.

Nga-takimi-1-vit-agrokapital-mbeshtetje-per-financimin-e-bujqesise-shqiptare-Foto-Flor-AbaziMinistri Panariti gjatë fjalës së tij falënderoi bankat dhe institucionet e mikrokredisë në Shqipëri, të cilat u solidarizuan me fermerët e prekur nga përmbytjet në jug të vendit, duke shtyrë shlyerjen e kësteve të kredive.

Kreu i Bujqësisë bëri të ditur se qeveria ka vendosur të mbartë kreditë që kanë me agjencitë e mikrokreditit, rreth 1000 familje fermere, të prekura nga përmbytjet, që shkon në një vlerë prej 1.5 milion euro.

Nga takimi-1 vit agrokapital mbeshtetje per financimin e bujqesise shqiptare Foto Flor Abazi (1)“Ne kaluam një periudhë shumë të vështirë, që ka qenë periudha e përmbytjeve, të cilat padyshim patën efektin e tyre negativ në bujqësi. Vlen të përmendet fryma e solidaritetit nga partnerët ndërkombëtare, por dhe nga biznesi e individë të veçantë që bënë të mundur të futemi në programin e rigjallërimit të shpejtë të bujqësisë”, deklaroi ministri Panariti.

Ministri i Bujqësisë theksoi se qeveria është e orientuar nga investimet gjithëpërfshirëse në bujqësi, duke përmendur disa nga prioritetet e këtij viti.

“Prioritet për këtë vit janë investimet në pikat e mëdha të grumbullimit, magazinimit që ne i konsiderojmë si enët e munguara. Janë ato që lidhin prodhimin me tregun. Duhet të rrisim ndjeshëm edhe ofertën. Rritja e ofertës do të bëhet natyrisht, duke investuar në sektorin e serave”, deklaroi Panariti.

Nga takimi-1 vit agrokapital mbeshtetje per financimin e bujqesise shqiptare Foto Flor Abazi (2)Ndërsa Ambasadori amerikan, Donald Lu, shprehu keqardhje për familjet e shumta shqiptare që kanë humbur fermat dhe bagëtitë e tyre, nga vërshimi i lumenjve në jug të vendit.

“Shpresoj që ndihma amerikane, e ofruar përmes USAID-it, do t’i ndihmojë këto familje. Këto përmbytje nuk e kanë dëmtuar vullnetin e popullit shqiptar. Jemi të kënaqur të mbështesim Agrokapitalin, nëpërmjet USAID-it. Por ka ende shumë biznese që kanë ende nevojë për qasje në kapital, në mënyrë që të rriten”, deklaroi ambasadori Lu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button