Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.22 ▲0.85%
ARI 4,447 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,165 ▲ +1.05% ETH $1,895 ▼ -0.36% XRP $0.9934 ▼ -0.87% SOL $75.7500 ▲ +0.25%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.22 ▲0.85 % ARI 4,447 ▼0.59 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.22 ▲0.85 % ARI 4,447 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kosova

Ushtari arbëresh i Italisë surprizon me shqipen e tij

Një takim i veçantë mes një ushtari të Italisë me origjinë shqiptare dhe fotografit, Arbiol Simoni ka tërhequr vëmendjen për shkak të dashurisë që arbëreshët vazhdojnë të ruajnë për gjuhën dhe traditat shqiptare.

Teksa Arbiol Simoni po realizonte fotografi me disa ushtarë, një prej tyre iu afrua dhe i foli në gjuhën shqipe.

Ushtari u prezantua si arbëresh dhe i tha: “Unë jam arbëresh. Ti u ke bërë fotografi disa shokëve të mi, a do të na bësh edhe neve të dyve?”

I befasuar nga shqipja e rrjedhshme e ushtarit, Simoni e pyeti se sa vite kishte jetuar në Itali.

Përgjigjja e tij ishte: “Kam lindur këtu, jam arbëresh”.

Më tej, ushtari tregoi se ai dhe komuniteti i tij jetojnë në një fshat arbëresh në Itali, ku prej brezash ruhen me krenari gjuha, këngët dhe veshjet tradicionale shqiptare.

“Ne kemi gjuhën tonë, këngët tona dhe veshjet tona”, tha ai, duke theksuar lidhjen e fortë që arbëreshët vazhdojnë të kenë me rrënjët e tyre shqiptare.

Në fund të bisedës miqësore, Arbiol Simoni realizoi një fotografi kujtim me ushtarin arbëresh dhe shokët e tij. Fotografitë ua dhuroi menjëherë, duke i lënë të gjithë shumë të kënaqur dhe të buzëqeshur. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.