Bota

Vajza shqiptare zgjidhet deputete në parlamentin e Zvicrës

Pas zgjedhjes së saj si deputete në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut, Qëndresa Sadriu, në një prononcim ekskluziv për “albinfo.ch” thotë se ndihet krenare që është shqiptarja e parë e zgjedhur në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut.

Ajo theksoi se është befasuar me rezultatin, pasi ajo ka garuar me politikanë shumë të njohur zviceranë nga ky kanton.

Ndër të tjera, Qëndresa shprehet se kjo është një fitore jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të si femër e re.

“Këtë datë nuk do ta harroj kurrë edhe për shkakun se lidhet me përvjetorin e sulmeve te NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë”, deklaroi Qëndresa Sadriu.

Partia Socialdemokrate, si pjesë e së cilës ka garuar ajo, kësaj here ka marrë më shumë vende. “Dhe kjo do të thotë se do të kemi mundësi të jetësojmë më shpejt ligjet e nevojshme në parlament”, shprehet optimiste Qëndresa.

Ajo falënderoi të gjithë votuesit shqiptarë dhe të tjerë që e kanë mbështetur në zgjedhjet kantonale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button