VAKSINIMI KUNDËR FRUTHIT NË MAL TË ZI RRITET NË 40%, POR MBETET LARG NIVELIT TË KËNAQSHËM
Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Mbulueshmëria me dozën e parë të vaksinës MMR kundër fruthit, shytave dhe rubeolës te fëmijët e lindur në vitin 2024 në Mal të Zi është rritur nga 13.2% në korrik në 40%, por mbetet ende larg nivelit të nevojshëm për mbrojtjen kolektive.
Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se fruthi vazhdon të përhapet në Evropë dhe rajon, ndërsa virusi mund të futet në çdo moment në vend.
Gjatë vitit 2024, në Mal të Zi janë regjistruar 35 raste të fruthit, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 12 raste.
Pavarësisht rritjes së numrit të fëmijëve të vaksinuar, ekspertët vlerësojnë se nevojitet intensifikimi i fushatave të imunizimit, forcimi i besimit të qytetarëve te shkenca dhe sistemi shëndetësor, si dhe bashkëpunim më i madh institucional.
Ndërkohë, në një seancë dëgjimore në Kuvend është diskutuar edhe vendimi që vaksinimi i detyrueshëm të jetë kusht për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë kundërindikacione mjekësore.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.