Samuel Nikaj merr postin e rëndësishëm te Vllaznia
Samuel Nikaj merr postin e rëndësishëm te Vllaznia, atë të drejtorit të Akademisë. I larguar vetëm pak ditë më parë nga posti i trajnerit të Burrelit, Nikaj bashkohet me kuqeblutë për zhvillimin e të rinjve, me fokus te zbulimi i talenteve, rritja e tyre sportive dhe edukative dhe krijimi i një rruge të qartë drejt ekipit të parë
Njoftimi i klubit:
Samuel Nikaj, drejtori i ri i Akademisë Vllaznia!
Emërimi i tij është pjesë e strategjisë së klubit për zhvillimin e të rinjve, me fokus te zbulimi i talenteve, rritja e tyre sportive dhe edukative dhe krijimi i një rruge të qartë drejt ekipit të parë.
Akademia si themeli i së ardhmes së Vllaznisë. Synimi ynë është t’u japim talenteve të reja mbështetjen dhe mundësitë për të mbajtur me krenari fanellën kuq e blu, duke vijuar traditën e futbollit shkodran.
Suksese Samuelit dhe gjithë stafit të Akademisë në këtë mision!
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.