Politika
Valentina Leskaj, nënkryetarja e tretë e Kuvendit
Partia Socialiste ka marrë postin e nënkryetarit të tretë të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas burimeve nga partia rozë, Valentina Leskaj do të marrë postin e lënë bosh pa dorëheqjes së Vangjel Dules pak kohë më parë.
Në këtë mënyrë, Kuvendi, përveç kryetarit Ilir Meta, do të përfaqësohet nga tre nënkryetarë, kreu i PBDNJ-së, Shpëtim Idrizi, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho dhe deputetja socialiste e qarkut Vlorë, Valentina Leskaj.