Politika
Valentina Leskaj zgjidhet zv/presidente e KiE
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) ka zhvilluar sot zgjedhjet për President dhe Zëvendëspresident të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Në këto zgjedhje, Valentina Leskaj, deputete e Partisë Socialiste, është zgjedhur Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Asambleja Parlamentare e KiE përbëhet nga 47 vende anëtare që përfaqësohen nga 642 deputetë gjithsej.