Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 19 May 2026
S&P 500 7,354 ▼0.67%
DOW 49,364 ▼0.65%
NASDAQ 25,871 ▼0.84%
NAFTA 104.13 ▼0.24%
ARI 4,487 ▼1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $77,022 ▲ +0.12% ETH $2,119 ▲ +-0% XRP $1.3586 ▼ -1.91% SOL $84.5300 ▼ -0.48%
S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 104.13 ▼0.24 % ARI 4,487 ▼1.56 % S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 104.13 ▼0.24 % ARI 4,487 ▼1.56 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
roze

Vallëzimi i parë dhe puthjet e fshehura/ Meghan Markle publikon foto në 8-vjetorin e martesës

Meghan Markle po feston përvjetorin e martesës me Princ Harry-n duke publikuar disa foto që nuk ishin publikuar kurrë më parë.

“Si sot, tetë vite më parë”, shkroi Meghan, në përshkrimin e dy postimeve në Instagram këtë të martë, më 19 maj. Në foton e parë, ish-aktorja e “Suits” dhe princi Harry shfaqen vetëm në pistën e vallëzimit gjatë dasmës së tyre, në momentin e vallëzimit të parë.

Në këtë foto, krahët e Meghan janë të vendosur rreth qafës së Harry-t, ndërsa mund të “shfletohen” momente të ndryshme nga vallëzimi i tyre. Në një prej imazheve, çifti shihet duke shkëmbyer një puthje romantike.

Seti i dytë i fotove i publikuar nga Meghan këtë të martë ofron një vështrim “pas kuintave” të dasmës mbretërore. Ajo ndau imazhe nga brenda St. George’s Chapel në Kështjellën Windsor, ku çifti po përgatitej për foton zyrtare të dasmës.

Gjithashtu, në foto shfaqet Elton John duke performuar në ceremoni, si dhe momente nga fjalimi i Harry-t drejtuar familjes dhe të ftuarve.

Imazhi i fundit i postuar nga Meghan tregon atë dhe Harry-n duke shkëmbyer një puthje të ëmbël.

Harry dhe Meghan u njohën në vitin 2016 dhe pas dy vitesh lidhje u martuan në maj 2018, në një ceremoni të shumëpërfolur. Dasma shënoi fillimin e një kapitulli të ri për çiftin. Megjithatë, rreth dy vite pas martesës, ata u tërhoqën nga familja mbretërore dhe u zhvendosën në SHBA, ku jetojnë prej atëherë me fëmijët e tyre, Princ Archie, 7 vjeç, dhe Princeshë Lilibet, 4 vjeçe.

“Harry është dikush që ka ndjenjë fëminore të mrekullueshme. Unë u tërhoqa shumë nga kjo dhe ai e nxori këtë edhe nga unë. Kjo është reflektuar në çdo pjesë të jetës sonë. Edhe në biznes, unë dua që të luajmë, të argëtohemi dhe të jemi krijues”, tha Meghan për bashkëshortin e saj në një intervistë për “Harper’s Bazaar” në nëntor 2025.

Meghan pohoi gjithashtu se Harry ende e do atë shumë hapur dhe plotësisht.

“Askush në botë nuk më do më shumë se ai, kështu që e di që ai gjithmonë do të sigurohet të më mbulojë shpinën”, shtoi ajo.

Meghan ashtu edhe Harry kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre që pas vendimit për të jetuar një jetë më private në Montecito, në Kaliforni të SHBA-ve.

“Më pëlqen të jetoj dhe të rris fëmijët këtu, është një pjesë e jetës sime që nuk mendoja se do ta jetoja kurrë dhe më duket sikur është jeta që nëna ime do të kishte dashur për mua”, tha pohoi princi Harry në për New York Times në dhjetor 2024.

Ai gjithashtu pohoi se fokusi i tij kryesor që prej zhvendosjes në Amerikë është të jetë babai dhe bashkëshorti më i mirë.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit që kanë vlera dhe parime ndërsa bota po ndryshon. Por ajo që dua të më kujtohet është se ‘ai qëndroi besnik ndaj vlerave të tij dhe parimeve të tij’”, u shpreh Duka i Sussex-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.