🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,760 ▼0.53%
DOW 51,123 ▼0.11%
NASDAQ 27,225 ▼1.14%
NAFTA 90.86 ▲2.92%
ARI 4,158 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $80,881 ▼ -3.15% ETH $2,424 ▼ -5.69% XRP $1.3399 ▼ -6.2% SOL $107.4900 ▼ -8.13%
S&P 500 7,760 ▼0.53 % DOW 51,123 ▼0.11 % NASDAQ 27,225 ▼1.14 % NAFTA 90.86 ▲2.92 % ARI 4,158 ▲0.42 % S&P 500 7,760 ▼0.53 % DOW 51,123 ▼0.11 % NASDAQ 27,225 ▼1.14 % NAFTA 90.86 ▲2.92 % ARI 4,158 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kronika

Ushtronin “Exchange” pa licencë të BSH-së, jepet masa e sigurisë për 14 persona në Fier, 11 kambistë në arre

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masa sigurie ndaj 14 personave, të dyshuar se ushtronin veprimtari të këmbimit valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 617 të vitit 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe përmes metodave speciale të hetimit, autoritetet thonë se kanë dokumentuar 14 raste të subjekteve tregtare që dyshohet se kryenin aktivitet në fushën e këmbimit valutor pa licencën përkatëse.

Për 11 prej personave nën hetim është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Bëhet fjalë për E. Dh., H. Sh., E. I., A. I., L. T., L. Z., F. D., Ç. S., V. B., D. A. dhe R. S.

Ndërkohë, për A. K. dhe ZH. Z. janë caktuar masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Për personin J. G. është caktuar masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet tregtare të dyshuara për aktivitet të palicencuar, si dhe në banesat e administratorëve, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme.

Sipas Prokurorisë, janë sekuestruar:

-4,461,000 lekë;

-92,390 euro;

-8,215 paund britanikë;

-220 franga zvicerane;

-30 lira turke;

-45 dirhamë.

Përveç shumave monetare, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar edhe sende të tjera që dyshohet se përbëjnë prova materiale, mes tyre një armë sportive tip pistoletë me zara plastikë, një armë antike tip pistoletë, një mjet i mprehtë antik me këllëf dhe një tjetër mjet i mprehtë metalik me bisht druri.

Prokuroria Fier bën me dije se hetimet vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar të paligjshëm, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit prej personave nën hetim, si dhe administrimin dhe vlerësimin e provave të mbledhura.

Personat e përmendur janë nën hetim dhe masat e sigurimit janë vendosur në kuadër të procedimit penal, ndërsa përgjegjësia e tyre përfundimtare do të përcaktohet nga organet e drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.