STAMBOLL – PKK-ja kurde njofton tërheqjen e plotë të forcave të saj nga Turqia
STAMBOLL, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e ndaluar në Turqi, ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave të saj të armatosura nga territori turk dhe i ka bërë thirrje qeverisë turke të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në procesin e paqes.
Njoftimi u bë sot përmes një deklarate të publikuar nga ANF, një agjenci lajmesh pranë PKK-së.
PKK-ja njoftoi shpërbërjen e saj në maj 2025, pas dekadash konflikti të përgjakshëm me shtetin turk.
Në atë kohë u vendos shpërbërja e strukturës organizative të PKK-së dhe përfundimi i luftës së armatosur.
Në gusht 2026, parlamenti turk miratoi me shumicë të gjerë një ligj që mund të çojë në lirimin e një numri të madh anëtarësh të PKK-së.
Megjithatë, dispozitat e tij mund të zbatohen vetëm pasi autoritetet e sigurisë të konfirmojnë shpërbërjen e PKK-së dhe grupeve të lidhura me të, si dhe dorëzimin e armëve.
Konfirmimi duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe të publikohet në Fletoren Zyrtare.
PKK-ja ka kërkuar që themeluesi i saj, Abdullah Oçalan, të udhëheqë procesin.
Oçalan ndodhet i burgosur në ishullin turk İmralı që prej vitit 1999.
Drejtuesit e PKK-së kanë kritikuar qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe partinë e tij AKP, duke e akuzuar se nuk ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në procesin e paqes dhe se ka vazhduar izolimin e Oçalanit.
Me tërheqjen tashmë të përfunduar, udhëheqja e PKK-së tha se synon t’i heqë qeverisë mundësinë për të përdorur mungesën e tërheqjes si justifikim për qëndrimin e saj ndaj procesit të paqes. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.