🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,745 ▼0.73%
DOW 51,055 ▼0.24%
NASDAQ 27,174 ▼1.32%
NAFTA 90.97 ▲3.05%
ARI 4,147 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $80,812 ▼ -3.28% ETH $2,420 ▼ -5.9% XRP $1.3393 ▼ -6.4% SOL $107.4200 ▼ -8.27%
S&P 500 7,745 ▼0.73 % DOW 51,055 ▼0.24 % NASDAQ 27,174 ▼1.32 % NAFTA 90.97 ▲3.05 % ARI 4,147 ▲0.16 % S&P 500 7,745 ▼0.73 % DOW 51,055 ▼0.24 % NASDAQ 27,174 ▼1.32 % NAFTA 90.97 ▲3.05 % ARI 4,147 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Boterori

Ceferin ndryshon mendje: Do kandidoj për mandatin e 4-t në krye të UEFA! S’ka rivalitet me Infantinon për FIFA-n

Aleksander Ceferin ndryshon mendje dhe rikthehet në garën për një tjetër mandat në krye të UEFA-s. Presidenti slloven, i cili në vitin 2024 kishte deklaruar se nuk do të kandidonte më përtej mandatit që përfundon në vitin 2027, tashmë ka vendosur të kërkojë një mandat të ri.

Vendimi i kësaj të enjte ngre një pyetje: si është e mundur të kërkojë mandatin e katërt, kur rregullat e UEFA-s parashikojnë maksimumi tre mandate?

Përgjigjja qëndron te mënyra se si UEFA i numëron mandatet. Në vitin 2017, me iniciativën e vetë Ceferinit, UEFA miratoi reforma të qeverisjes që vendosën kufirin prej tre mandatesh katërvjeçare për presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Ceferin u zgjodh për herë të parë në shtator 2016, kur mori drejtimin e UEFA-s pas largimit të Michel Platini. Ai më pas u rizgjodh në vitin 2019 dhe përsëri në vitin 2023. UEFA e konfirmon zyrtarisht se ai është zgjedhur president në vitin 2016 dhe është rizgjedhur për një mandat katërvjeçar në vitin 2023.

Por në vitin 2024 u ndryshua statuti. Një dispozitë përcakton se mandatet e nisura ose të kryera përpara 1 korrikut 2017 nuk merren parasysh për kufirin e mandateve.

Kjo do të thotë se mandati i parë i Čeferinit, ai i periudhës 2016–2019, nuk llogaritet për kufirin tre-mandatësh.

Në 2024 Ceferin tha se nuk do të kandidonte për një mandat të 4, pasi ka nevojë të kalonte më shumë kohë me familjen. Dy vjet më vonë, qëndrimi ka ndryshuar.

Ky hap i sotëm do të thotë se Ceferin nuk do të kandidojë për presidencën e FIFA-s, pavarësisht se emri i tij ishte përmendur si një nga kandidatët e mundshëm për pasardhësin e Gianni Infantinos. Vendimi i tij tregon se prioriteti mbetet vazhdimi në krye të UEFA-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.