☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.64 ▼1.11%
ARI 4,033 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,119 ▼ -1.65% ETH $2,320 ▼ -2.1% XRP $1.2920 ▼ -2.85% SOL $100.3100 ▼ -2.22%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Vangjel Dule: Do pranoja të isha pjesë e PS-së së Nanos, pro jo në PS-në e Ramës

aaaKreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka folur nga seanca e Kuvendit me një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë, për të cilën tha se dështoi në kauzën e saj për një Shqipëri më të ndershme. Rama e quan Dulen grek të mirë dhe e fton të bëhet pjesë e PS-së

Gjatë fjalës së tij kreu i PBDNJ-së, Dule tha se nuk mund të ketë përgjegjësi të përbashkët për personat e kriminalizuar që mund të jenë në Kuvend, pasi ky faj – sipas tij – është vetëm i kryeministrit Rama që ka venë me firmën e tij në lista deputetësh individë të tillë. Në përgjigje të Dules, kryeministri Rama tha e ftonte Dulen në PS dhe se do e bënte shok me kryetarin e çamëve Shpëtim Idrizi. “Bëhu anëtar i PS-së. Minoriteti po kthehet në shtëpi, po ribëhet pjesë e asaj familje që ka treguar respekt, vlerësim, tolerancë e dashuri për gjithë minoritarët, përfshirë dhe ty. Ti ke dhënë dashuri, po ke marrë shumë më tepër dashuri nga kjo parti. Në këtë fushatë anëtarësimesh të përfitoj nga rasti të ftoj të vish në PS”, tha Rama. Vangjel Dule iu përgjigj Ramës për ftesën duke i thënë se e nderonte aderimi në një parti të madhem, pro jo tek Partia Socialiste që është sot. “Nëse PBDNJ nuk do të ekzistonte do të pranoja të isha anëtar i PS-së, por i PS-së së Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës dhe jo i PS-së që ka katandisur Rama sot”, tha Dule.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.