☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 93.14 ▲3.01%
ARI 4,210 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,778 ▲ +1.4% ETH $2,702 ▲ +1% XRP $1.5035 ▲ +0.83% SOL $118.3400 ▲ +0.6%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 93.14 ▲3.01 % ARI 4,210 ▲0.55 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 93.14 ▲3.01 % ARI 4,210 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Telegrafi më afër diasporës: Ballinë e dedikuar dhe zyrë e re në Cyrih

Telegrafi zyrtarizoi praninë e tij në Zvicër në fillim të majit 2026, në bashkëpunim me Plan B Creative. Dhe pas suksesit të muajve të parë, po e zgjeron këtë prani tani me një ballinë të dedikuar për gjithë diasporën shqiptare dhe hapjen e një zyre të re në Cyrih.

Me ekipin tashmë të zgjeruar, Telegrafi Diasporë synon të sjellë më shumë përmbajtje nga jeta e bashkatdhetarëve, historitë e tyre, arritjet dhe sfidat, si dhe mundësi të reja bashkëpunimi. Të premten, më 2 tetor, ekipi i Telegrafit nga Kosova udhëton drejt Cyrihut për të marrë pjesë në aktivitetin e hapjes së zyrës.

Me këtë rast Shoku Yt i Ngushtë ka vendosur t’ju marrë me vetë në mënyrë virtuale, duke iu bërë në një formë pjesë të këtij udhëtim. Kjo pasi në këtë livefeed do të ndiqni udhëtimin tonë hapë pas hapi: Që nga përgatitjet, nisja, atmosferën e eventit, fjalimet dhe takimet. Çdo histori e diasporës meriton të dëgjohet — na shkruani për arritjet, sfidat dhe idetë tuaja në mergata@telegrafi.com

Pasaporta, mikrofoni dhe pajisjet e raportimit janë gati për udhëtimin e Telegrafit drejt hapjes së zyrës së re në Cyrih, ku do të nisemi në mëngjes. Shoku Yt i Ngushtë të merr me vete, na ndiq hap pas hapi!

Përgatitjet për lansimin zyrtar të Telegrafi Diaspora kanë nisur në redaksinë e Telegrafit në Prishtinë.Në zyrën e takimeve po zhvillohen koordinimet e fundit të ekipeve para nisjes drejt Zvicrës, ku do të mbahet lansimi zyrtar i edicionit të ri.

Nga organizimi i agjendës dhe koordinimit editorial, deri te detajet e fundit të programit, ekipet po përgatitet për ditën që shënon një hap të ri në afrimin e Telegrafit me diasporën shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.