Fotoja me Donald Trump dhe Linda Ramën, kryeministri Rama ironizon kritikët me një postim në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social në Instagram një fotografi ku shihen Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Përmes këtij postimi, kreu i qeverisë u është përgjigjur zërave kritikë dhe aludimeve mediatike rreth mungesës së një takimi zyrtar me udhëheqësin amerikan.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA. Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit,” shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Bilanci i vizitës 6-ditore të kryeministrit në SHBA
Reagimi i kryeministrit erdhi pas përmbylljes së vizitës së tij 6-ditore në Nju Jork gjatë muajit shtator 2026, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Më 25 shtator 2026, ai mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të OKB-së, duke trajtuar çështje kyçe si integrimi evropian, zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe pozicionimi gjeopolitike i Shqipërisë.
Përveç angazhimeve diplomatike në selinë e OKB-së, agjenda e kryeministrit përfshinte takime të ngjeshura me komunitetin shqiptaro-amerikan në disa shtete. Hapja e vizitës u shënua nga bashkëbisedimi me diasporën në Michigan, ku Rama njoftoi planin për hapjen e një konsullate të re shqiptare dhe theksoi vizionin strategjik “Shqipëria 2030”; në Nju Jork, kryeministri u takua me komunitetin shqiptar ku bëri me dije se qeveria ka nisur zyrtarisht punën për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Diasporës.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.